DAP me arka të reja do të kontrolloj obliguesit tatimorë

Drejtoria për të Ardhura Publike, me ndihmën e arkave fiskale GPS, do mund t’i kontollojë që nga zyra hotelierët, pikat e karburanteve, dyqanet, sallonet e bukurisë dhe të gjithë obliguesit e tjerë tatimorë, nëse i japin apo jo llogaritë fiskale për mallin ose shërbimin e ofruar. Të gjitha pikat e karburanteve, hotelierët e mëdhenj të cilët realizojnë të ardhura mbi 10 milionë denarë, deri në fund të tetorit do të jenë të detyruar të blejnë arka të reja, ndërsa obliguesit e tjerë më të vegjël tatimorë duhet t’i ndërrojnë arkat e vjetra deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Drejtori i DAP-it Goran Trajkovski thotë se me këtë risi, inspektorët nuk do të shkojnë për kontroll atje ku rregullisht jepen llogari fiskale, por vetëm aty ku dyshojnë se ndoshta tatimi fshihet.

“Nëse ka ndonjë ngjarje të madhe në sheshin e Shkupi dhe ekzistojnë rreth 50 hotelierë prej të cilëve tek njëri në çdo 5 sekonda, ose një minutë gjenerohen llogari fiskale, kurse te tjetri nuk paraqitet llogari, ose paraqitet në çdo 30 minuta, kjo tregon se diçka nuk është e logjikshme dhe në këtë rast kontrolli ynë do të reagojë ndaj atij objekt ku ka dukuri të dyshimtë”, tha Goran Trajkovski, Drejtor i DAP-it.

Obliguesit tatimorë do të mund të zgjedhin mes 9 modeleve të aparateve fiskale të miratuara, ndërsa pritet që aprovim nga Ministria e Financave të marrin edhe 21 modele të tjerë. Paratë që do t’i shpenzojnë për aparatin e ri fiskal, do t’u merren nga bilanci, pra me pak fjalë, shteti do t’ua kthejë paratë. Trajkovski pret që në këtë mënyrë të përmirësohet disiplina financiare për 25 %. Me këtë mënyrë të re, Drejtoria dhe Dogana do të kenë qasje më të lehtë tek informatat për kompanitë që importojnë mallra dhe nëse tatimi i produkteve të importuara është real.

Lajme të ngjashme

Back to top button