Pacientët me sëmundje në mushkëri do të marrin aparate për frymëmarrje

Pacientët me sëmundje në mushkëri do të marrin aparate për oksigjen në kushte shtëpiake. Aparatet do të merren falas, dhe pacientët do t’i shfrytëzojnë ato, për aq kohë sa do t’ju nevojiten. Nga ana tjetër shpenzimet për to, mbulohen nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Deri tani, këta pacientë kanë qenë shtruar në spital, 3 deri në 4 në vit, për shkak të komplikimeve dhe nevojës për oksigjen.

“Jam shumë mirënjohëse, që tani do mund ta marrë oksigjenin në shtëpi, e jo të shtrohen 2-3 herë në klinikë, nga një muaj”.

Në Klinikën e Pulmonologjisë ka rreth 400 pacientë me sëmundje kronike, ndërsa për 100 syresh nevojitet oksigjen në kushte shtëpiake. Përzgjedhjen për 50 pacientët e parë që do të marrin aparate të tilla në kushte shtëpiake, e ka bërë një komisioni profesional i Klinikës.

“Praktikisht ne përcaktuam një buxhet prej 1,7 milion denarësh për 50 aparate oksigjeni të blera nga Klinika, të cilat do t’iu dorëzohen pacientëve nën mbikëqyrjen profesionale të klinikës”, tha Maja Parnarxhieva Zmejkova, Drejtore e FSSH-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button