Personi më i pistë i Hollywood

Sipas analizimit të pajisjeve shtëpiake të Michael Jackson, mbreti i popit mund të ketë qenë personi më i pisët dhe më pak i pastër higjenikisht në Hollywood.

Jackson është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes pas shitjes së albumit “Neverland” dhe akuzave të abuzimeve seksuale, pesë vite pas vdekjes, të prezantuara nga Wade Robson, koreograf dhe mik i yllit.

Robson ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht nga Jackson, por nuk e ka denoncuar kurrë, edhe për faktin se do të ishte i pabesueshëm për të tjerët, duke qenë se në gjyqet e mëparshme kishte dëshmuar në favor të këngëtarit. Tani, ky rrëfim vjen si një kërkesë ligjore për dëmshpërblim me anën e parave, nga familjarët e Jackson.

Në të njëjtën kohë, ka nisur edhe marrja në pyetje e punonjëseve në shtëpinë e Michael Jackson, të cilët kanë dëshmuar se këngëtari hiqte pantallonat dhe bënte urinën në dysheme, ishte i afeksionuar pas një bebelinoje të pisët të një fëmije dhe pas një palë pantallonave të shkurtra të një djali. Pra, me pak fjalë, ai mendohet të ketë qenë personi më i pistë i Hollywood.

Lajme të ngjashme

Back to top button