“Klienti sekret” dështim për Tetovën dhe Gostivarin

Njësitë rajonale të Agjencisë për Kadastër në Ohër dhe Kavadar dhanë rezultatet më të mira, ndërsa rezultate më të dobëta kanë njësitë në Tetovë, Gostivar dhe Kriva Pallankë, tregon anketa “Klienti sekret”, që ka bërë Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.

Për këtë sot ka informuar ministri Ivo Ivanovski, i cili ka theksuar se njësitë që prishin imazhin e përgjithshëm të Kadastrës, do të jenë nën mbikëqyrje direkte prej tyre. Ngadalësia e përpunimit të lëndëve dhe sjellja e keqe e punëtorëve në sportele janë mangësitë kryesore të cilat janë vërejtë në Tetovë, Gostivar dhe Kriva Pallankë.

Më së gjati për zgjedhjen e lënëve pritet në Tetovë, ndërsa më shkurtë në Ohër prej 5 deri në 15 minuta. Ivanovski, i cili dje ka kumtuar rezultatet nga kënaqësia e qytetarëve për shërbimin e administratës në 11 institucione shtetërore, prej sot ka filluar të vizitojë ato që kanë treguar rezultate të dobëta. Me drejtorin e Agjencisë për kadastër të patundshmërive ka biseduar si ato të tejkalohen.

Ka theksuar se do të dërgojë inspektorë në njësitë e Kadastrës në ato tre komuna të cilat shpesh i kthejnë klientët nga sportelet e tyre në institucione tjera dhe ka përmendur se për mosrespektim të Ligjit për shkëmbim të dokumenteve në mënyrë zyrtare dënohet i punësuar dhe udhëheqësi dhe drejtori i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri, me 3.000, 6.000 respektivisht 15.000

Lajme të ngjashme

Back to top button