Grabitet shtëpia e ish-deputetes Biljana Kazanxhiska

Përsëri është grabitur shtëpia e ish deputetes së LSDM-së, Biljana Kazanxhiska. Vjedhja ka ndodhur natën e së dielës, gjersa të gjithë kanë qenë në shtëpi duke fjetur.

Hajduti është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë dhe nëpërmjet ballkonit ka hyrë në shtëpi prej ku ka marrë stoli. Në shtëpi asgjë nuk është dëmtuar, ose kanë mundur të shohin shenja se ka pasur vjedhje. Pronarët vjedhjen e kanë zbuluar më vonë dhe menjëherë kanë thirrur policinë, njofton Kanal77.

Kazanxhiska është vjedhur edhe saktë para një viti, në ditën e martesës së vajzës së saj, ku i janë marrë një sasi më e madhe stoli ari. Policia atëherë, nuk ka zbuluar as hajdutët as që është gjetur ari. Ajo beson se ashtu do të kalojë edhe zbardhja e kësaj vjedhjeje.

“Tani pas dy vjedhjeve, problemi më nuk është te ata, por te siguria. Si njeri të ndjehet e sigurt, kur hajdutët ose kushdo qoftë, mund të hyjnë në shtëpi dhe të vjedhin duke fjetur”, ka thënë Kazanxhiska

Lajme të ngjashme

Back to top button