Fillojnë regjistrimet në universitete, 24.121 vend të lira

Në universitetet shtetërore këtë javë do të fillojë paraqitja për studime deridiplomike (cikli i parë) në vitin akademik 2014/2015 në afatin e parë të regjistrimit. Në pesë universitetet shtetërore të lira janë gjithsej 24.121 vende për studentët e ardhshëm.

Në Universitetin më të vjetër dhe më të madh “Sh. Cirili dhe Metodi” – Shkup (UCM), të lira janë 10.048 vende. Prej tyre për studentë të rregullt me kuotë shtetërore ka 5.771 vendeve, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve të lira janë 3.267 dhe student me korrespodencë 1.010.

Në Universitetin “Sh. Klimenti i Ohrit” – Manastir (UKO) të lira janë gjithsej 3.959 vende: 2.145 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 940 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 510 vende për studentë me korrespodencë.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), të lira janë gjithsej 5.310 vende. Prej tyre 2.690 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore 2.225 për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 395 vende për studentë me korrespodencë.

Në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip (UGD) për vitin 2014/2015 të lira janë gjithsej 4.728 vende. prej të cilave 2.839 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1.049 në kuotë për bashkëfinancim të studentëve dhe 840 vende për studentë me korrespodencë.

Në Universitetin për Shkenca Informatike dhe Teknologji. “Sh Apostol Pvle” – Ohër të lira janë gjithsej 440 vende : 220 studentë të rregullt me kuotë, 110 për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 110 vendeve për studentë me korrespodencë.

Numri i vendeve të lira nëpër fakultete dhe programet studimore, informata për kushtet për paraqitje dhe për dokumentet e nevojshme përfshihen në konkurset të cilat universitetet i kanë publikuar në ueb faqet: Shkup www.ukim.edu.mk , Manastir www.ulko.edu.mk Tetovë www.unite.edu.mk, Shtip www.ugd.edu.mk dhe Ohër www.uist.edui.mk.

Paraqitja në afatin parë në UCM dhe në Universitetin e Ohrit është më datën 14 dhe 15 gusht. Në Universitetin e Manastirit dhe Shtipit fillon një ditë më herët , më 13 dhe 14 dhe 15 gusht, dhe në USHT do të realizohet javën e ardhshme, nga 19 deri 22 gusht.

Rezultatet nga paraqitja dhe suksesi në arsimin mesëm do të publikohen më 19 gusht në UVM dhe UKO, më 20 gusht në UGD dhe në” Sh. Aposotl Pavle” edh më 25 gusht në USHT.

Regjistrimi i kandidatëve do të jetë më 25 dhe 26 gusht në UKM, UKO dhe “Sh Apostol Pavle”, më 26 gusht në UGD dhe nga 26 dhe 29 gusht në USHT.

Afati i dytë i regjistrimit në UCM dhe në “Sh. Apostol Pavle” do të jetë më 3 shtator, ndërsa i treti (në fakultete në të cilat do të ketë vende të lira) është më 16 shtator. Në UKO afati i dytë është më 1 dhe 2 shtator, ndërsa i treti më 15 shtator. Në UGD afati i dytë i regjistrimit është më 27 dhe 29 gusht, ndërsa i treti më 11 shtator. Në USHT afati i dytë është prej 2 deri më 5 shtator.

Studentët me kuotë shtetërore paguajnë nga 200 euro apo 100 euro në studimet e disperzuara, ndërsa ato me bashkëfinancim dhe çmimi i studimeve me korrespodencë është 400 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button