Interi gati për të marrë Shaqirin

Tifozët e Interit, prej kohësh janë duke pritur për dhuratën e shumë premtuar nga presidenti i tyre, Erick Thohir.
Prej që e bleu klubin, indoneziani u kishte premtuar se do ta sjell një yll në Giuseppe Meazza, e ai mund të jetë shqiptarë. Bëhet fjalë për Xherdan Shaiqirin.

Të paktën kështu thotë agjenti i FIFA-së, Gianfranco Cicchetti.
“Unë jam i bindur se dhurata e Thohirit për Mazzarrin e tifozët do të jetë Xherdan Shaqiri. Unë e di që kjo nuk është e lehtë pasi që Bayerni për të kërkon të paktën 18 milionë euro”, tha Cicchetti.

Lajme të ngjashme

Back to top button