Iniesta: Suarez e Rakitiç do ta përmirësojnë Barçën

Barcelona e Luis Enriques pak nga pak po merr formë. Konfirmimi vjen nga Anders Iniesta i cili në një intervistë deklaroi se lojtarët kanë filluar ti kuptojnë më së miri idetë e trajnerit të ri.

“Grupi po adaptohet me kërkesat e Luis Enriques. Filozofia e tij për futbollin është e ndryshme nga ato të trajnerëve paraardhës që kemi patur, megjithatë ne po fillojmë të kuptojmë se cfarë ai dëshiron. Është e vërtetë që nuk po zhvillojmë shumë takime miqësore, gjithsesi në këtë pjesë të sezonit seancat stërvitore janë më të rëndësishme se ndeshjet miqësore. Mendoj se kjo është formula e duhur për të pregatitur në mënyrën më të mirë fillimin e një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm”.

Në vijim një koment i Inestas edhe për dy blerjet më të rëndësishme të Barcës në këtë merkato vere, sulmuesin Luis Suarez dhe mesfushorin Ivan Rakitic.

“ Suarez? Kam biseduar me të dhe më ka thënë se mezi po pret momentin për të nisur aventurën e tij me Barcelonën. Sa i përket Raktic dua të them se prania e tij në ekip do të na përmirësojë akoma edhe më tepër. Ai është një lojtar fantastik në mesin e fushës, pasi përvecse zotëron një teknikë të madhe është edhe shumë i fortë fizikisht. Di të luajë shumë mirë me të dyja këmbët dhe unë nuk kam asnjë dyshim kur them se Rakitic është një futbollist i kompletuar”.

Ndërkohë që një lajm i mirë për Barcelonën vjen nga infermieria pasi sulmuesi brazilian Neymar ka lënë pas dëmtimin që pësoi në shpinë në kampionatin Botëror dhe ka filluar stërvitjen me skuadrën. 22-vjecari së bashku me mesfushorin Xavi dhe mbrojtësin Mathieu, u bashkua këtë të hënë me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për Barcën në startin e sezonit të ri, që për katalanasit nis me sfidën ndaj Elches në 24 Gusht./ Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button