Berisha: Kur do lodhen vrasësit së lari hesapet?

Kësaj here, ish-kryeministri Berisha nuk ka zgjedhur të postojë foto pushimesh në “Facebook”, por u ka bërë miqve të tij virtualë një pyetje, duke u kërkuar që t’ia drejtojnë kryeministrit Rama. “Kur do të lodhen vrasësit së lari hesapet në këtë vend?!” – ka pyetur Berisha.

Në vijim, ai ka filluar të përgjigjet vetë, duke theksuar se “Rama inkurajoi krimin me deklaratën e tij se vrasjet janë larje hesapesh mes krimineleve te dorës së parë”.

Në fund, Berisha ka shtuar se “tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pyesim Edvinin, që premtoi se për 300 ditë do vendoste rendin, edhe për sa kohë nuk do lodhen vrasësit së lari hesapet, që në Shqipëri të vendoset rendi???”.

Sipas Berishës statistikat tregojnë një bilanc lufte pasi në 24 orët e fundit ka 7 të vrarë dhe të plagosur të moshave nga 4-50 vjeç.

“Ky është bilanc lufte. Rama loz basketboll në Vlorë kurse zëdhënësi i tij për rendin bën pushime në jahte ultraluksoze me 170 mijë euro java, ose thuajse 30 mijë euro dita”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button