Januzaj jashtë planeve të Van Gaal

Menaxheri i Manchester United-it, Louis Van Gaal duket se nuk do të llogarisë në shërbimet e talentit shqiptar Adnan Januzajt.

Tekniku holandez ka thënë se nuk është i kënaqur me cilësitë që posedon skuadra e tij në krahë.

Van Gaal thotë se “Djajve të Kuq” i duhet një lojtar i nivelit të Angel Di Marias.

“Ju nuk mund t’i krahasoni lojtarët të cilët kanë luajtur nën Moyesin me të njëjtët lojtarë që luajnë me Louis Van Gaal. Òªdo trajner e ka një stil të ndryshëm të lojës”, ka thënë Van Gaal.

“Ne tani kemi pesë lojtarë në pozitën 9 dhe katër në 10. Ne nuk kemi krahë të nivelit më të lartë, si Ronaldo ose Di Maria”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button