Arrestimi i sotëm e bën Kosovën lajm të botës

Arrestimi i sotëm i 40 personave të dyshimtë për përfshirje në aktivitete terroriste e të luftës në Irak e në Siri në hesap të organizatave tashme të ndaluara ndërkombëtarisht IS dhe Al Nusra, ishte interes informimi në agjencinë e njohur britanike Reuters dhe transmetuesi kombëtar britanik BBC.

Pas Irakut ku vazhdojnë sulmet amerikane kundër islamikëve e dhe ku vazhdon lufta politike ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit dhe armëpushimit në Gaza, Kosova bën lajmin e tretë kryesor në këto mediume.

Media britanike duke raportuar për aksionin policor dhe për aktivitetet tjera që u zhvilluan në vend, përkujtojnë se nga Kosova në Lindjen e Mesme deri më tash kanë shkuar të luftojnë 200 persona nga të cilët janë vrarë 16 sish.

“40 persona u morën në pyetje nën dyshimin e pjesëmarrjes në akte kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe rrezikimit të sigurisë së shtetit”, tha përmes një deklarate policia, njofton Reuters.

Kjo agjenci ritregon se një 18 vjeçar nga Kosova ishte vrarë në Siri javën e kalua.

Edhe agjenci të tjera ndërkombëtar si AP dhe AFP e trajtuan këtë ngjarje.

Natyrisht ngjarjen e sotme e tjerrën edhe medie të Beogradit.

Lajme të ngjashme

Back to top button