Turizmi, Rama: Larg mundësive e shërbimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter, se numri i turistëve të huaj në Shqipëri është rritur ndjeshëm këtë vit, por që Shqipëria ndodhet ende larg objektivave të kryeministrit.

“Rritur ndjeshëm numri i turistëve të huaj këtë vit, po jemi ende larg numrit që mund të arrijmë dhe mundësive e shërbimeve që duhet të ofrojmë. Për këtë vit mund të arrinim vetëm shumë më tepër pastërti në plazhe, e po e bëjmë. Vitin tjetër transformimet do nisin të jenë të prekshme”, shkruan Edi Rama në profilin e tij në Twitter.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button