PLD: Projekti ‘Termini im” përjetoi fiasko

Edhe një projekt i Qeverisë së Gruevskit përjetoi fiasko. Projekti “Termini im” tregoi se është kaotik dhe se nuk kishte nevojë për të. Të mos flasim edhe për reklamat e shtrenjta për promovimin e tyre.

PLD me këtë rast apelon deri te FSSHM dhe Ministria e Shëndetësisë që fajin për mossukses të projektit “Termini im” të mos e kërkojnë te pacientët, por te vetë ata.

“Ministria e udhëhequr nga Nikolla Todorov, ka prodhuar një varg skandalesh financiare. Ky ministër, që mendon se operacionet dhe shërbimet shëndetësore janë video lojëra, nuk është përgjigjur dhe për arsye morale nuk ka dorëheqje për tenderin e milionave me Ivona Talevska.

Me presion të fuqishëm mbi gjyqësinë, Todorov ka arritur të ngulfat grevën e mjekëve, që më vonë të arrestohet lideri i Sindikatës d-r Dejan Stavriq.

Për këtë shkak PLD kërkon që Ministria e shëndetësisë të ndalojë projektin ‘Termini im’ dhe të lë mjekët të punojnë atë për të cilën janë të edukuar edhe atë pa presione, në pajtueshmëri me protokollet dhe standardet botërore, e jo të plotësojnë dëshirat e Todorovit dhe të shoqërisë së tij medicinale-ekonomike”, thonë në PLD.

Kjo parti kërkon që Todorov të përvjel mëngët për zgjidhjen e problemeve dhe të modernizojë realisht shëndetësinë shtetërore, e jo vetëm të paralajmërojë blerje të aparateve të shtrenjta mjekësore të cilat i kemi vetëm në televizion, por në asnjë objekt tjetër mjekësorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button