Hashim Thaçi komenton arrestimet e xhihadistëve

Edhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka komentuar aksionit e policisë kosovare për kapjen e 40 xhihadistëve të dyshuar që kanë luftuar në Siri e Irak. Ai në një postim në Facebook shkruan:

“Siç kam paralajmëruar edhe javën e kaluar, organet shtetrore kanë filluar një aksion të gjërë kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dhe Irakut. 40 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja duke e rrezikuar sigurinë tonë kombëtare dhe rendin kushtetues. Ne jemi të vendosur që ta ndalim këtë të keqe dhe nuk do të ndalemi me kaq. E ritheksoj se Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular.”

 

Enver Robelli: Duhet të arrestohet hoxhallarët që inkriminuan rininë kosovare

Edhe intelektuali kosovar, Enver Robelli ka shkruar në Facobook, për rastin e fundit. Ai në postimin e tij ne Facebook thotë se duhet të arrestohet edhe myftiu Tërnava dhe imami Shefqet Krasniqi, që përhapin ide ekstremiste. Më konkretisaht ai shkruan:

“Pasi t’i arrestojne keta kalifatxhinjte e ISIS policet e Kosoves sonte do te duhej t’ia vendosnin prangat tyxhareve fetare si Naim Ternava, Shefqet Krasniqi dhe te gjithe falltoreve te tjere te ndyre qe nxiten e frymezuan ekstremistet te vrasin ne emer te fese! Ambientin e pershtatshem per veprim imameve te pafytyre ua krijuan pothuaj te gjitha partite politike ne perpjekje per te siguruar vota! Ka politikane madje qe shprehin respekt per kryefrymezuesin e esktremizmit fetar, fytyreziun Shefqet K.” /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button