Vermaelen për mbrojtje të fortë te Barça

Barcelona e ka zyrtarizuar transferin e gjashtë për këtë verë. Pas Luis Suarez, Ter Stegen, Bravon, Mathieu dhe Rakitic, Barcelona e ka zyrtarizuar Thomas Vermaelen si lojtar të ri të skuadrës.
Mbrojtësi belg i Arsenalit i ka kushtuar 15 milion euro Barcelonës. Vermaelen vije te katalonasit si siguria e mbrojtjes të skuadrës, gjë për të cilën Barca po vuan viteve të fundit.
Mbrojtësi ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën e re.

Lajme të ngjashme

Back to top button