Edi Rama: Reforma në arsim nuk ndalet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siguroi se reforma në arsimin e lartë nuk do të ndalet. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Partisë Demokratike për mbylljen e universiteteve, kreu i qeverisë deklaroi se Sali Berisha dhe të rinjtë e PD, delirojnë për shkuljen e piramidave të ’97, të krijuar nga vetë ata.

“Nga më plaku tek më i riu delirojnë në mes të vapës për gjëmën e madhe që po sjell shkulja e piramidave në arsim. Vaj medet PD. Reforma s’ndalet”, deklaroi Rama, në një postim në rrjetin social “Facebook”. Kryeministri theksoi se sistemi arsimor në Shqipëri është kalbëzuar, dhe ka gjeneruar vetëm kalbëzim vit pas viti. Rama tha se niveli i arsimit të lartë, mendimi shkencor shqiptar dhe bota e të menduarit, është katandisur si mos më keq. Reagimi i kreut të qeverisë erdhi fill pas deklaratës për shtyp të koordinatorit të PD, Ervin Salianji, ku akuzonte qeverinë se ka vënë në krye të inspektimit të universiteteve, një person me doktoraturë false.

Lajme të ngjashme

Back to top button