Adelina Tahiri “hot” në Greqi (FOTO)

Derisa shumica e emrave të njohur të skenës mundohen që gjatë sezonit të verës të fitojnë sa më shumë nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme,  Adelina Tahiri ka vendosur që këtë verë të kalojë në pushime dhe mos të angazhohet gati në asnjë koncert të verës.

Arsyet e këtij vendimi nuk dihen por ndoshta këngëtarja qëndron bukur mirë me financat e saj sa që ka vendosur që këtë vit ajo të bëj gjithë verës pushim, dhe atë në ishujt grek. I ati i këngëtares është super i pasur me biznese ndërsa flitet se edhe i dashuri i ri i këngëtares është gjithashtu i pasur, kështu që ajo nuk e ka nevojën të punojë fare, e vetëm të realizojë projekte muzikore.

Kjo verë ka mbushur bateritë e këngëtares sa që nga fillimi i vjeshtës ajo pritet të shpërthejë me ndonjë projekt të rradhës. Adelina ka ndryshuar edhe look-un e saj duke sjellë në trend bishtalecat si disa kolege të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button