Lana del Rey anulon koncertin në Izrael, shkak dhuna ndaj fëmijëve

Superylli amerikan, Lana del Rey, ka bërë të ditur se ka anuluar koncertin e saj në Izrael.

 Lajmin e konfirmoi menaxhmenti i këngëtares, që aktualisht gjendet në turne pas lansimit të albumit “Ultraviolence”.

Sipas një kumtese të menaxhmentit është dhuna ndaj fëmijëve dhe pasiguria në Tel Aviv që ka bërë që këngëtarja të anulojë këtë koncert.

Ky është vetëm një prej shumë reagimeve ndaj shtetit të Izrealit pas luftimeve me Palestinën në muajt e fundit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button