SHVL: Mos mblidhni para në emrin tonë

Shoqata e Veteranëve të Luftës (SHVL) të UÇK-së u tërhoqi vërejtjen për së fundmi herë të gjithë individëve dhe grupeve që flasin e grumbullojnë mjete në emër të SHVL të UÇK-së.

“Lusim udhëheqësit e partive politike shqiptare, kryetarëve të komunave shqiptare, njerëzve me ndikim në popull që të mos u lënë hapësirë atyre që shfaqin huti e përçarje në mesin e veprimtarëve, familjeve të dëshmorëve, atdhetarëve brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në komunikatën e SHVL-së.

Udhëheqja legjitime e SHVL të UÇK-së daton nga maji i vitit 2002, kurse ajo është plotësuar me dy “anëtarë pasi ata kanë rënë nga armiqtë e kombit tonë”.

“Këshilli i përgjithshëm është partiak. Mjekët specialistë të cilët kanë caktuar shkallën e invaliditetit – po ashtu. Administrata e kontrolluar nga UÇK”, thuhet në fund të komunikatës të nënshkruar nga kryetari Fazli Veliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button