Ilaçi gjendet në Banjat e Dibrës

Lokalitetet banjare në Banjisht dhe në Kosovrast, për shkak të kapaciteteve të mëdha hotelierike dhe ujërave termominerale, vazhdojnë t’ua tërheqin vëmendjen personave që kanë probleme të ndryshme shëndetësore.
Sipas pronarit të Shoqërisë Aksionare “Banjat e Dibrës-Capa” Mexhit Capa, momentalisht në Lokalitetin banjar të Banjishtit janë të vendosur 500 mysafirë, ndërsa në Kosovrast 220 mysafirë. Të gjithë këta mysafirë janë nga Tetova, Gostivari, Shkupi, Kosova dhe Shqipëria.

“Për të gjithë këta mysafirë, janë ofruar të gjitha kushtet për shërim, rehabilitim, uji termomineral dhe ambient tepër të nxehtë si në hotel ashtu edhe nëpër basene dhe në lokalet e terapive të ndryshme të pacientëve” tha Capa.

Në Banjat e Dibrës-Capa, uji termomineral i cili përmban sulfur-karbon, klorid, kalcium dhe elemente te tjera kimike, rënditet  ndër më të mirat në botë. Këta ujra shërojnë shumë llojë të sëmundjeve reumatike, ato të lëkurës, sëmundjet e lehta të sheqerit, sterilitetin femëror, sëmundjet ortopedike, sëmundjet e sistemit nervor, gjendjet pos-traumatike dhe shumë lloje të sëmundjeve të tjera.

Lidhja e pensionistëve të Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje me pronarin Capa që çmimi për pensionistë të jetë i volitshëm.

Po ashtu, sipas tij mund të qëndrojnë edhe pacientë të cilët janë të siguruar në Fondin e shëndetësisë, meqë Banjat e Dibrës kanë kontratë dhe marrëveshje me Fondin për shëndetësi me udhëzime të mjekut dhe pranuar nga komisionet përkatëse, mund të shërohen pa shpenzimet e tyre personale, shtoi Capa. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button