Shteti në të cilin anormalja është normale

Kapixhik nr. 136, e shtunë -e diel , 21-22 Shtator

Gordana Duvnjak , editoriali “Politika e sëmurë nga korrupsioni”, Utrinski Vesnik
Në shtetin tonë jonormalja u bë normale. Përjashtimet – rregull. Na është bërë shprehi se si qytetarë jemi të lënë të qëndrojmë vet për vete, që institucionet nuk na mbrojnë. Na bënë për të ndjehemi të pafuqishëm, të mendojmë se asgjë nuk mund të ndryshohet.

Gjorgji Spasov, kolumnë- “Pse njerëzit mbeten të heshtur? Kili mori përgjigjen”, Utrinski Vesnik
Në këtë shoqëri  nëse nuk jeni bashkëpunëtor i qeverisë, ju jeni, me siguri, ose bashkëpunëtor i instancave të sigurimit prej epokës komuniste i cili pret që të jetë i lustruar, ose spiun.

Goran Mihajllovski, kolumnë- “Bombë bërthamore”, Vest
Kur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, do të thotë se rasti “Spiun” është unik jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon, unë nuk e di nëse është për lavdi pasi që edhe këtu jemi liderë në rajon, apo për të qarë.

Biljana Sekullovska, kolumnë- “Është kohë për të ikur”, Vest
Po ju këshilloj miqësisht, ikni nga Maqedonia deri sa është koha. Duhej që të zhdukshi qysh dje.

Zhana P. Bozhinovska, komenti- “Miq, e votojnë për izolim”, Dnevnik
Katolik më të mëdhenj se Papa. Ashtu mund të përshkruaj shkurtimisht mënyrën e sjelljes së shteteve të reja anëtare të BE-së, gjatë votimit të mekanizmit për pezullimin e regjimit të lirë të vizave.

Darko Janevski, kolumnë- “LSDM Ligjore”, Dnevnik
Nëse Zaev bëhet kryeministër, thua tenderët e qeverisa në mënyrë ligjore do t’i marrë babai i tij?

Vllado Buçkovski, kolumnë- “Shoqëria Civile – realitet apo ëndërr”, Dnevnik
A do të duhet edhe ne të presim me dekada për të dëshmuar se jetojmë në një shoqëri në të cilën nuk do të jetë më e rëndësishme nëse ju jeni Maqedonas apo Shqiptar, nëse ju jeni të krishterë apo myslimanë, nëse ju jeni nga VMRO ose LSDM, por në qoftë se ju jeni të aftë apo jo.

Gjorgje Misajllovski, kolumnë- “Siria”, Utrinski Vesnik
Vitin e ardhshëm ndodhin dy jubilje të rëndësishme – 100 vjet që nga Lufta e Madhe dhe 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit. Ne duhet të pyesim veten se ku është Maqedonia në krahasim me vendet e Evropës Qendrore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button