Një super derbi në Çair
Sot në kuadër të Ligës së Dytë futbollistike të Maqedonisë, do të zhvillohen ndeshjen e xhiros së shtatë, ku padyshim se ndeshja derbi do të zhvillohet në stadiumin e Çairit në Shkup, në përballjen në mes KF Shkupi dhe KF Vrapçishti.
Dy ekipet shqiptare kanë treguar se pretendojnë kreun e tabelës dhe kohë pas kohe gjenden në pjesën e sipërme duke kërkuar pikët nga ndeshja në ndeshje. KF Shkupi deri më tani nuk ka pësuar disfatë në fushë nikoqire, por në ndeshjet e fundit kishte probleme me futbollistë të lënduar të cilët erdhën si përforcime mjaft të mëdha, siç janë Minas Osmani dhe Mumin Sallai, ndërsa në këtë ndeshje mungesë e madhe do të jetë dhe mosloja e Flakron Ajdarit dhe Erkan Seferit, të cilët duhet pushuar pasi në ndeshjet më parë ishin ndëshkuar me karton të kuq.
Edhe skuadra e Dritës që dal ngadalë po merr veten, këtë xhiro luan ndeshje shumë të rëndësishme, kur në Bogovinë pret Miravcin, Zajazi është nikoqire e “11 Oktomvrit”. Rrufeja nga Miletina ka udhëtuar drejt Kratovës për një duel shumë të vështirë ndaj Sileksit.
Dyshet e xhiros së 7-të:
Sileksi – Rrufeja, Teteksi – Maxhari, Pobeda – Novaci, Shkupi – Vrapçishti, Boreci – Tiverija, Zajazi – “11 Oktomvri”, Drita – Miravci, “Skopje” – Lokomotiva. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:30./ Portalb