“I Veçanti”: Chelsea s’ka krizë, por Siria

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho tha se klubi i tij nuk është në krizë dhe se është duke kërkuar që të ndryshoj mënyrën e lojës së klubit londinez.

Chelsea, tashmë katër ndeshje nuk e ka shijuar fitoren, ku sëfundi u mundën të mërkurën në ndeshjen e Grupin E të Champions League nga Basel i Zvicrës (1-2).

“Mua nuk më pëlqen mënyra se si ka luajtur vitet e fundit Chelsea, gjithashtu edhe klubi. Dëshiroj të ndryshojë dhe të luajë ndryshe. Ne kemi lojtarë të cilët mund të ndryshojnë stilin e lojës. Unë nuk di për çfarë krize po flisni!? Krizën në Siri? Për mua nuk ka krizë, vetëm dy rezultate të këqija”, tha Mourinho për mediat angleze.

“I Veçanti”, mundësinë për të dëshmuar se nuk ka në krizë në ekip e ka sot, ku në ora 18:30 në “Stamford Bridge”do të luaj kundër Fulham-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button