Ebola, arrin në 932 numri i të vdekurve dhe 1700 ai i të infektuarve

Numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me Ebola ka arritur në 932 persona, që nga muaji mars kur edhe u kosntatua qarkullimi i virusit në Afrikën e Perëndimore. Numri i të prekurve është 1700, ndërkohë që harta e sëmundjes ka prirjen të zgjerohet. Sot raportohet një person i vdekur edhe në Arabinë Saudite me simptoma të ngjashme me Ebolan. Të dhënat nga institucionet përgjegjëse në SHBA dhe në Europë flasin për një rrezik të ulët epidemie në këto zona, por gjithësesi rreziku mbetet i lartë. Ndërkohë kompanitë e prodhimit të serumeve të reja në SHBA po kërkojnë nga autoritetet federale që të lejohët përdorimi i tyre, ndonëse serumi është i patestuar dhe ka rrezik.

Lajme të ngjashme

Back to top button