Rusia dislokon 20 000 trupa pranë kufirit me Ukrainën!

Të paktën 20 000 ushtarë rusë janë dislokuar pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi të martën një zyrtar i lartë i NATO-s, ndërkohë që luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas të Donjeckut.

“Rusia ka shtuar 8 000 trupa në kufirin me Ukrainën gjatë javëve të kaluara duke e çuar në 20 000 në total numrin e tyre”, shtoi ky zyrtar, i cituar nga stacioni informativ televiziv amerikan, CNN.

Në ndërkohë, në Donjeck po zhvillohen luftime të ashpra mes trupave ukrainase dhe seperatistëve rebelë prorusë, sidomos në rajonin Petrovski, në periferi të qytetit, sipas medias lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button