Ministria e drejtësisë vetëdijësohet për çmimin e lartë të testit të ADN-së

Rasti i fundit me mosnjohjen e 7 fëmijëve e fshatit të Haraçinës nga ana e shtetit për shkak të shpenzimeve të larta për testimin ADN, ka vetëdijësuar Ministrinë e Drejtësisë e cila do të kërkojë nga Qeveria të lirojë nga shpenzimet për këtë test, familjet në gjendje të rëndë sociale, me qëllim që ato të mund të regjistrohen në regjistrin themeltar dhe të pajisen me shtetësi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo familje duhet të regjistrohet në librin amë të të lindurve, dhe në bazë të kësaj të fitohet shtetësia, por do të potencojë se në mungesë të të dhënave për vërtetim të amësinë apo për origjinën e fëmijëve, është e pamundur që të shënohen të dhëna. Si rezultat i gjendjes sociale apo ekonomike të familjeve të caktuara që kanë problem me marrjen e shtetësisë, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një informatë mbi bazën e së cilës kërkon nga Qeveria që të miratojë vendim për lirim nga shpenzimet për të ashtuquajturën analizë të ADN-së”, deklaroi për Alsat-M, Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Megjithatë, nga kjo ministri nuk bënë të ditur nëse kanë përpiluar ndonjë strategji për gjetjen dhe evidentimin e personave që nuk figurojnë në regjistër shtetëror, pasi sipas tyre, kjo është përgjegjësi e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button