Të lindur për tradhti

Tradhtia për fat të keq është bërë një dukuri e zakonshme dhe në këtë janë përfshirë edhe shumë emra të njohur të shoubiznesit botërorë. Ne ju prezantojmë disa prej tyre, të cilët thjesht nuk mund t’i rezistojnë tradhtisë. Jack Nicholson njihet si një zemërthyes i vërtetë, në shtratin e të cilit kanë kaluar një armatë e bukurosheve të ndryshme.

Edhe kur ka qenë në lidhje serioze ai i ka prishur ato, duke përfshirë edhe ndarjen e tij nga aktorja, Angelica Houston. Ndoshta të gjithë mund t’i kuptojmë, por si mundet dikush të mendojë e lëre më ta tradhtojë bukuroshen siç është Elizabeth Hurley. Këtë e di vetëm Hugh Grant.

Nëse keni menduar se vetëm meshkujt tradhtojnë, atëherë e keni gabim, pasi edhe bukuroshja, Meg Ryan, njihet si tradhtare, pasi ajo e kishte tradhtuar bashkëshortin e saj, Dennis Quaid, çka kishte çuar në divorc. Eric Bennet ka bërë diçka vërtet të tmerrshme. Edhe pse shtratin e tij e ka ndarë me bukuroshen, Halle Berry, ai prapë nuk ishte besnik, duke e tradhtuar me femra të tjera. Ndoshta të gjithë ndjejnë keqardhje që Jennifer Lopezin kohë më parë e ka tradhtuar i dashuri i saj, Casper Smart, me një transvestite, por a e dini se edhe ajo është një tradhtare.

Edhe pse ishte në martesë me Chris Jade, ajo e kishte tradhtuar me aktorin, Ben Affleck. Ethan Hawke e ka tradhtuar partneren e saj për shumë vite, bukuroshen e Hollivudit Umma Thurman. Një budallakëri e vërtetë nga ana e tij. Për aferën e Brad Pitt-it me Angelina Jolien tashmë e dinë të gjithë, por gjithsesi se ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Aniston, nuk e ka merituar një gjë të tillë.

Një gabim trashanik e ka bërë edhe Jessie James, i cili ka humbur gruan e tij, Sandra Bullock, duke u lidhur me një modele tatuazhesh. Jude Law pranë vetes kishte bukuroshen e filmit, Sienna Miller, ndërsa ai prapë e ka tradhtuar dhe atë me dadon e fëmijëve të tij. Charlie Sheen lirisht mund të jetë një sinonim për tradhtinë. Ai përveç që ka tradhtuar ish-gruan e tij, Dennise Richars, ai ka tradhtuar edhe të gjitha femrat e tjera me të cilat ka qenë në lidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button