Shqiptarja gjatë xhirimeve te “Sulltani”

Para pak kohësh është bërë e ditur se një shqiptare e njohur me emrin Almeda Abazi do të marrë pjesë në serialin e famshëm turk, “Muhtesem Yuzyil” (Shekulli Madhështor) apo siç ne e njohim me emrin, “Sulltani”.

Bukuroshja shqiptare e cila deri më tani ka qenë e angazhuar në disa seriale në Turqi, ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga shesh xhirimi në serialin “Muhtesem Yuzyil”.

Personazhi që do të aktrojë bukuroshja është një vajzë italiane (Valeria), e cila së bashku me një shoqe të saj (Cecilia) jetojnë në pallatin e Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe dërgohen në pallatin e Sulltanit.

Almedën do ta kemi rastin ta shohim në sezonin e ardhshëm sezonin e ardhshëm të serialit më të famshëm në Turqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button