Nafiu mirëpriti Behramin

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, ka kompletuar transferimin te skuadra nga bundesliga gjermane, Hamburg.
Ish-anëtari i disa skuadrave italiane, ka dhënë intervistën e parë si lojtar i Hamburgut për faqen zyrtare të kësaj skuadre, ndërsa sot ai është parë edhe në stërvitjen e parë me ekipin.
“Ndjehem shumë tani dhe jam shumë i kënaqur. Hamburgu është një klub i madh dhe një përvojë e re për mua. Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time”, ishin fjalët e para të Behramit si lojtar i Hamburgut.

Valmir Nafiu dhe valon Behrami në stërvitje
Valmir Nafiu dhe valon Behrami në stërvitje

I pari që ka mirëpritur Behramin te Hamburgu ka qenë edhe shqiptari tjetër, Valmir Nafiu, futbollisti i talentuar shqiptarë i cili nga Shkëndija kaloi te Baseli e që më pas të transferohet në Bundesligë te skuadra e Hamburgut. Këtë sezon pritet që edhe Valmiri të ketë minuta më shumë në ndeshjet kampionale të Budesligës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button