BDI do ti përfaqësojë shqiptarët në të gjitha institucionet, edhe te Ivanovi që “është jo-legjitim”

Synimin e BDI-së për të kërkuar pozicione edhe në institucionet nën kompetencë të Ivanovit e ka konfirmuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë Abdilaqim Ademi, edhe pse ai ishte i pari që tha se partia e Ahmetit do t’i bojkotonte këto institucione. Si që transmeton Alsat-M, Ademi theksoi sot se BDI-ja ka marrë mandat për të përfaqësuar shqiptarët në të gjitha institucionet, dhe askush tjetër e aq më pak Ivanovi, ka të drejtë të vendos për mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Maqedoni sepse në zgjedhjet e fundit ishte fituese absolute në kampin politik shqiptar. BDI do ti përfaqësojë shqiptarët në të gjitha institucionet e vendit sepse për këtë ka marrë mandat. Nuk dua më shumë ti komentojë deklaratat e Ivanovit, sepse nëse është ashtu siç thotë ai, atëherë edhe ai vetë nuk është kryetar i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Ende mbetet e paqartë, cila është logjika e BDI-së, apo thjeshtë duhet ti përmbahet kësaj ‘lojë’ që po e filloi duke shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke mos dhënë arsye konkrete PSE duhet të mbahen ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button