Republika e Krushevës, ngjarje historike që përbuz kontributin e shqiptarëve

Festa e 2 Gushtit që këtë vit përfshin dy ngjarje, 111 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetorin e Kuvendit të KAÇKM, ashtu si edhe herrave tjera, përjashton kontributin e shqiptarëve në Republikën e Krushëvës.

Delegacioni parlamentar është ndër nishanet e vetme multietnike të ceremonisë për shënimin e kësaj feste, shkruan gazeta “Koha”.

Për historianë shqiptarët ky fragment historik duhet rishikuar në një frymë të re dhe jo sipas tezave të plasuara sipas demagogjisë komuniste së ish Jugosllavisë.

Historiani Vebi Xhemaili, thekson se pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë ngjarje ka qenë thjesht afariste dhe emrat e shumë shqiptarëve citohen si furnizues armësh dhe jo si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë. Për faktin e vetëm, sqaron Xhemaili, se kjo lëvizje në parim ka qenë kundër përpjekjeve të rilindësve për të formuar shtetin shqiptar dhe aspiratave të asaj kohe. “Shqiptarët mund të kenë marrë pjesë, por si tregtarë dhe në asnjë moment si pjesë e saj. Këto janë teza komuniste dhe antishqiptare, ndërsa dokumentet e mëvonshme flasin për një realitet tjetër”, thotë Xhemaili. Por të tjerë mendojnë se roli i shqiptarëve është deformuarr dhe qëllimisht mundohet të minimizohet.

Kjo datë pavarësisht dokumenteve historike po i mban të përçarë historianët, jo vetëm shqiptarë, por edhe ata maqedonas. Shumë prej tyre janë të mendimit se elementi shqiptar s’ka qenë pjesë e saj.
Njohësi i kësaj periudhe historike, Vllado Popovski, kur thotë se bashkëpunimi mes çetave maqedonase dhe atyre shqiptare ka ekzistuar edhe shumë vite më parë se Ilindeni, shton se kjo marrëdhënie është zhvilluar sidomos gjatë kryengritjes, kur nevoja për t’u armatosur çetat maqedonase u zgjidh kryesisht përmes kanaleve shqiptare, qyteteve në kufi më Maqedoninë. Kjo ka qenë forma e parë e bashkëpunimit, ndërsa tjetra ka qenë pjesëmarrja e vetë shqiptarëve në të”, thotë Popovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button