Kufoma e gjetur në veturë, dyshohet të jetë vjedhësi i argjendarisë në Dibër

Një veturë xhip e tipit “Range Rover” me targa angleze dhe një trup i pajetë mashkulli në ulësen e pasme , mbrëmë është gjetur nga nëpunësit policorë duke punuar në rastin realizim të veprës penale “vjedhje” të kryer më datë 29 të muajit të kaluar në dy argjendari në Dibër.

Siç informojnë nga SPB- Ohër, vetura është gjetur në orën 19:45 minuta në vendin e quajtur “Mireshki livadi” në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Dy dyert e pasme të veturës kanë qenë të hapura, xhami i pasëm ka qenë i thyer, ndërsa në ulësen e pasme është vërejtur një kufomë. Hetimi ende po vazhdon.

Lajme të ngjashme

Back to top button