Sela: Thaçi tenton të mbajë BDI në pushtet dhe biznesin e tij të paprekshëm

Kryetari i Strugës, Ziadin Sela nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj akuzave të zëdhënësit të PDSH-së, Luan Tresi, për përdorimin e bandave me qëllim që të tërheq vëmendjen ndaj aferave korruptive.

“Të vetëdijshëm se klasa politike shqiptare në Maqedoni, ka rënë në një krizë të thellë morali dhe ndershmërie dhe pamundësisë së këtyre politikanëve të kapur peng, për t’iu përgjigjur kërkesave të këtij populli, natyrisht që do të tentojnë që të na hedhin hi syve me të pavërteta dhe shpifje. Është për të ardhur keq, kur një parti opozitare nuk bën opozitën, por mban hisen e pushtetit. Këtë M.Th e tregoi kur deputetët e tij votuan Trajko Veljanoskin dhe Qeverinë e Nikolla Gruevskit, që ai deri dje, para se të kapej peng, e quante “ Millosheviq i vogël”, thotë Ziadin Sela.

“Votimin e të ashtuquajturit President Gjorge Ivanov dhe ngrënien e këtij turpi me bukë e birrë, siç e ka zakon, po tenton ta mbulojë me njollosje të figurave dhe personaliteteve me të vetmen arsye: Ta mbajë BDI-në në pushtet dhe biznesin e tij të paprekshëm. Shpifjet e sotme, janë të njëjta me ato të djeshmet, për parti politike e të ngjajshme”, thotë Ziadin Sela.

Sipas tij, akuzat e prezantuara nga zëdhënësi i partisë, Luan Tresi, më së miri përshkruajnë vetë kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.

Lajme të ngjashme

Back to top button