Blero në pushim pa Teutën e Tarën

Këngëtari i njohur Blerim Muharremi- Blero, pas një sezoni të stërngarkuar ka vendosur t’i japë vetes pak pushim, mirëpo pa Teutën e Tarën.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, këngëtari që nga e hëna ka zgjedhur të pushojë në Prevallë i shoqëruar nga një shok i tij.

Nevojën për pushim Blero e kishte shfaqur mesditën e kësaj të hëne, ndërsa përmes ‘Facebook-ut’ ka njoftuar se do të ndajë pak pushim për vete, por siç duket këngëtari dhe producenti i njohur ka pasur nevojë të pushojë nga punët skenike, por edhe nga ato familjare.

Lajme të ngjashme

Back to top button