Komuna e Gostivarit lëshon lejet e para elektronike për ndërtim

Deri më tani në Komunën e Gostivarit janë dhënë 4 leje elektronike ndërtimore, kurse në procedurë janë edhe 19 të tjera, njoftoi, , kryetari  Nevzat Bejta, në konferencë e sotme  për shtyp.

“Prej sot, për herë të parë në Komunën e Gostivarit, lejet elektronike për ndërtim i japim në formë elektronike. Qytetarët do të kenë mundësi që me lehtësi të madhe t’i marrin lejet e tyre të ndërtimit. Tashmë komuna e Gostivarit i bashkëngjitet komunave tjera që më herët e kanë zbatuar procedurën për dhënien e lejeve elektronike. Me këtë, ne kemi plotësuar kushtet njëlloj si qytetet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha kryetari Bejta. 

Kryetari Bejta,  theksoi se në periudhat e shkuara është bërë keqpërdorim i madh në Sektorin e Urbanizmit, kurse tash, me zbatimin e e-lejeve elektronike, eliminohen mundësitë për gjëra të tilla. 

“Tashmë ju bëjmë më dije qytetarëve se më nuk do të ketë keqpërdorim dhe korrupsion, për shkak se Sektori i Urbanizmit do jetë në shërbim të qytetarëve”, theksoi kryetari Bejta, duke u bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të kthehen dhe të investojnë në qytetin e Gostivarit. 

“Shfrytëzoj rastin që të ftoj bashkëqytetarët tanë pa marrë parasysh se ku punojnë, në Evropë, Amerikë dhe Australi, lirisht të vijnë dhe të investojnë në qytetin e Gostivarit. Ata do jenë të mirëpritur, zyra e kryetarit të komunës dhe e sektorit të Urbanizmit do të jetë e hapur për ta dhe për të gjithë qytetarët e Gostivarit”, tha për fund kryetari Nevzat Bejta. 

Lajme të ngjashme

Back to top button