Shkupi, një ndër vendet ku më së shumti konsumohen yndyrnat e rrezikshme

Metropolet ballkanike dominojnë në majë të tabelës në Evropë sipas shitjes së prodhimeve ushqimore të cilat përmbajnë trans yndyra të rrezikshme për shëndetin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Geteburgu.

Në krye është Sarajeva me 82 prodhime në rrjetin e shitjes. Vijon Shkupi me 41 prodhime, Beogradi me 32, Zagrebi me 29, Podgorica me 23 dhe Lubjana me 20 prodhime nga kategoria e përmendur e rrezikshme.

Është interesante se në kuadër të hulumtimit, të zbatuar nën mbështetje të mjekut dhe ekspertit danez për trans-yndyra, Stin Sender, lartë në tabelën u gjet edhe njëra prej qendrave më të mëdha urbane skandinave, gjegjësisht Malme në Suedi me 24 prodhime që përmbajnë trans-yndyra.

Ndalesa është e pranishme edhe në vendet tjera, si për shembull, në Austri dhe Irlandë.
Rreziqet e lidhura me trans-yndyra më nuk llogariten për kontraverze. Një studim i përgatitur në
Harduard tregon se tani më nga viti 2007, 200.000 raste të vdekjes në bazë të infarktit në zemër kanë mundur të shmangen në SHBA çdo vit përderisa trans-yndyrat tërhiqen krejtësisht, shkruan “Svenska dagbladet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button