Mashtrohet tetovari – mbetet edhe pa para edhe pa banesë

I dëmtuari ka paguar 28 mijë euro për banesën dhe është dashur ta marrë atë pasi shitësi ta pajisë atë në tërësi.

Por, banori i fshatit Rakovec të Tetovës ka mbetur edhe pa para edhe pa banesë. ?.?. në gusht të vitit 2009 ka nënshkruar paramarrëveshje me A.Z. për blerjen e banesës, njofton MPB-ja.

T.T. i ka paguar 28 mijë euro, me marrëveshje që pjesën tjetër të parave t’ia paguajë pasi ta kompletojë banesën.

Pasi ka parë se pas një kohe banesa nuk është pajisur, ka pyetur se deri ku është puna. I është thënë se banesa i është shitur dikujt tjetër. 39-vjeçari A.Z. do të përgjigjet për mashtrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button