Drama me famë botërore “ Shtatë” do të shfaqet në Tetovë

 Risi për këtë projekt në Maqedoni do të jetë shumëgjuhësia, respektivisht, për herë të parë projekti do të përfshijë më tepër gjuhë përnjëherësh, me çka do të përfshihen pjesa më e madhe e gjuhëve të cilat fliten në Maqedoni.

Drama “SHTATË” është një dramë prekëse dhe dokumentar i bazuar në intervista me shtatë aktivistë për të drejtat e grave nga e gjithë bota. Jeta, mundimet dhe eksperiencat e tyre të hidhura janë burim i frymëzimit për të gjithë ne: Farida Azizi (Afganistan), Inez McCormack (Irlanda Veriore), Marina Pisklakova-Parker, Annabella de Leon (Guatemala), Mukhtar Mai (Pakistan), Mu Sochua (Kamboxhia) dhe Hafsat Abiola (Nigeri). Në çdo vend ku është prezantuar kjo shfaqje, është lexuar nga një ansambël unik i personave të shquar që përfaqësojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë.

Po ashtu do të jetë edhe rasti në Maqedoni, ku do të paraqiten shtatë persona të njohur të jetës sonë shoqërore në rolet e shtatë grave.
”SHTATË” është një projekt i krijuar në vitin 2007 në bashkëpunim me Vital Voices Global Partnership. Drama është shkruar nga: Paula Cizmar, Catherine Filloux, Gail Kriegel, Carol K. Mack, Ruth Margraff, Anna Deveare¬Smith dhe Susan Yankoëitz.

Në vitin 2008 Hedda Krausz Sjögren, e ka sjellë ”SHTATË” në Teatrin Kombëtar në Suedi dhe në shumë vende të botës. Ajo që e karakterizon ”SHTATË” është fakti që krahas aktorëve  performojnë  edhe njerëz profilesh të ndryshme nga politika dhe kultura, dhe se deri më tani në ”SHTATË” kanë performuar qindra politikanë dhe aktorë. Meryl Streep dhe Hillary Clinton janë emra me namë që kanë qenë pjesë e ”SHTATË”.

Qëllimi i ”SHTATË” është ndërgjegjësimi për të drejtat e grave dhe dhunën gjinore, si dhe nxitjen e interesimit dhe debatit lidhur me këto çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button