Mot jostabil me të reshura të shiut dhe bubullimë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Reshje më të rrëmbyeshme priten në pjesët lindore të vendit, ku lokalisht është e mundur të bien edhe mbi 35l/m2.

Temperatura do të lëvizë prej 21 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Temperatura do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Të premtën nën ndikimin e aktivitetit ciklonik moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht stabil, ndërsa pasdite do të ketë kushte vetëm për paraqitje të izoluar të reshje afatshkurtëra të shiut, posaçërisht në rajonet malore.

Moti stabil dhe shumë i ngrohtë do të jetë të dielën dhe të hënën.

Lajme të ngjashme

Back to top button