Javën tjetër shpallet tenderi për ndërtimin e fazës së dytë të sheshit “Skënderbeu”

Sheshi “Skënderbeu” do t’i nënshtrohet fazës së dytë ndërtimore e cila do të lidhë atë ekzistues, me institucionet kulturore dhe arsimore anembanë tij dhe përtej rrugës. Javën tjetër shpallet tenderi për kompaninë ndërtuese. Faza do të kushtoi 10 milion euro, por afati i përfundimit ende nuk është saktësuar, transmeton Alsat.

Sheshi “Skënderbeu” pas fazës së dytë të ndërtimit, parashikon lidhjen e sheshit ekzistues me objektin e ri të Filarmonisë, Teatrin Kombëtar Maqedonas dhe Hamamin e Daut Pashës. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se me përfundimin e fazës së dytë, sheshi “Skënderbeu” do të bëhet sheshi më i madh në Maqedoni, jo vetëm për nga përmasat, por edhe për nga rëndësia.

“Do të jetë sheshi më i madh në Maqedoni, do të jetë edhe më i madh se sheshi aktual që gjendet në anën tjetër të lumit Vardar. Kjo fazë nënkupton fazën kur Sheshi Skënderbeu del prej komunës së Çairit në Komunën Qendër, arrin deri tek Filarmonia, Tetari Kombëtar Maqedonas dhe Hamami i Daut Pashës, krijon lidhje me këto institucione pasi edhe ideja është që sheshi të krijon lidhje edhe me institucionet kulturore, arsimore që janë rreth sheshit me qëllim që në të ardhmen ky shesh të jetë në funksion të kulturës, arsimit dhe organizimeve të shumta. Pretendimi është që ky shesh jo vetëm për nga madhësia por të jetë edhe për nga rëndësia sheshi kryesor i Shkupit por edhe i Maqedonisë’, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës Çair.

Lajme të ngjashme

Back to top button