Në Maqedoni ka 288 fëmijë pa përkujdesje familjare

Fëmijët nga familjet e përkujdesura sot e vizituan Akua parkun në Shkup në kuadër të projektit të ri të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale “Çdo fëmije i duhet familje”.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq kanë qenë vazhdimisht pranë fëmijëve, ndërsa me ta së bashku ishte edhe këngëtari i famshëm Daniel Kajmakoski. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili i vizitoi fëmijët, duke paralajmëruar projektin theksoi se familjet e përkujdesura janë forma më humane, më përkatëse, e cila është më afër familjeve biologjike.

“Në Maqedoni momentalisht ka 180 familje të përkujdesura, të cilat kujdesen për saktë 288 fëmijë pa kujdese familjar nga të cilët 80 janë fëmijë me pengesa në zhvillim, ndërsa të tjerët janë fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror”, theksoi Spasov.

Ai theksoi se qëllimi i këtij projekti është që përmes aktiviteteve më të ndryshme të qendrave për punë sociale përmes kontakteve drektë me qytetarët të ngrihet ndërgjegjja, por gjithashtu edhe të informohet për rëndësinë dhe mundësitë që i japin familjet e përkujdesura.

Lajme të ngjashme

Back to top button