Rita Ora uron në shqip
Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur me famë botërore Rita Ora, flet për vendin e saj dhe në gjuhën amtare.
Por, sa herë e bën përsëri, kjo zgjon edhe më shumë dashurinë dhe respektin që publiku shqiptar ka për të. Së fundmi këngëtarja në gjuhën shqipe ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. E edhe pse ajo nuk e zotëron më së miri gjuhën shqipe, përpjekja që ajo bën është sa madhështore aq edhe e lezeçme.
“Urime bajramin krejt muslimve! Spo di qysh munem me e thon shqip, but may God bless you and your families! Ju dua”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili u prit me shumë dashuri nga ndjekësit e saj nëpër faqe të ndryshme të këngëtares në rrjete sociale.