Dick Marty: „Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra”

Në një status në facebook, intelektuali nga Kosova, Enver Robelli, sqaron një intervistë të Dick Martyt për një radio zvicerane. Sipas tij, ish-raportuesi i Këshillit të Europës në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera apo urdhëruara nga figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dick Marty në një intervistë për radion zvicerane e komenton deklaratën e sotme të prokurorit Williamson si vijon:

“Jo shumë kanë pritur rezultate kaq pozitive. Ambasadori Williamson flet për krime kundër njerëzimit. Ai e di se ç’domethënie kanë këto fjalë. Kjo që ka ndodhur sot është e një rëndësie të jashtëzakonshme. (…) Dëshmitarët nuk kanë besim në drejtësinë kosovare dhe as në gjyqësinë ndërkombëtare. Për këtë ekzistojnë arsye. Në disa procese dëshmitarët janë vrarë, zhdukur, kërcënuar. Edhe sot për dëshmitarët është vështirë të dëshmojnë. (…) Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe. Kam folur për pak raste. Williamson arrin në përfundimin e njëjtë. (…) Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra. Deri më sot ndërlidhja mes politikës dhe krimit të organizuar ka qenë aq e madhe, saqë nuk ka qenë e mundshme të ndërtohet një administratë normale. Këtu edhe bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi të madhe”.

Enver Robelli ka shkruar edhe një artikul në gazetën zvicerane, Tagesanzeiger, me titull, Çlirimi i dytë i Kosovës.
“Pas çlirimit të Kosovës nga ana e Milosheviçit, tani ishte koha të çlirohej edhe nga kriminelët e luftës së saj, që e kanë ndyrë Kosovën pas vitit 1999,” shkruan mes tjerash Robelli. Meritë në këtë të fundit, sipas tij, ka padyshim zvicerani Dick Marty. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button