Mërgimtarët nuk gjejnë asgjë të re, Tetova qyteti ku gjithçka zhagitet në pafundësi

Realiteti i një qyteti të ngulfatur keq me urbanistikën stresuese, duket një panoramë që bëhet gjithnjë e më kaotike sa herë që pushteti kalon nga njëra garniturë e qeverisjes lokale, në tjetrën.

Kureshtja mërgimtarëve për të dalluar diçka për të mirë, zbehet që në hyrje të qytetit. “Nuk paska ndryshuar asgjë”, është refreni i zakontë që është bërë si një përgjigje ndaj mirëseardhjes.

Ajo që për qytetarin tetovar mund të duket një përditshmëri e njëtrajtshme, jetesa në një qytet ku jeta urbanistike nuk takohet më asnjë element të saj, për mërgimtarët duket si një qytet që nuk do të ndryshojë kurë.

Një ekskavator i vogël që duket se i kalon ditët e pushimit përballë trotuarit në afërsi të tregut ka ditë të tëra që rrinë i pa aktivizuar, fare pranë qarkores në dalje të qytetit.

Njëri nga kurbetçarët, Nadmir Saiti, me punë në Gjermani, thotë se avazi i zhegitjes së punëve shoqëron edhe përbërjen e re të vetëqeverisjes lokale. “Shpresonim shumë se kryetarja e re e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, do të bënte diçka më të mirë për qytetin tonë. Ne gjejmë çdo vit po të njëjtën gjë. Grumbuj me begaton që qëndrojnë nëpër pjesë të ndryshme të qytetit, rrethoja të vogla në rrugë sa për të tërhequr vëmendjen se diçka po punohet”, thotë Nadmiri.

Veturat luksoze ngjajnë si një luks i vërtetë përballë rrugëve të groposura dhe të arnuara keq, mungesës së vend parkimeve dhe gjithë kaosit që ka shkaktuar mungesa e infrastrukturës rrugore në Tetovë, për të përballuar një fluks të mërgimtarëve, që këtë vit ka qenë më i madh krahasuar me vitet e kaluara.

Tetova duket si një vend ideal për të çlodhur ata që dëshirojnë anarkinë. Fare pak persona mund të krijojnë përshtypjen se kanë gjetur “perëndimin e egër”, por që e bëjnë në të vërtetë atë. Ndotjes së zakonshme nga mbeturinat i është shtuar edhe ndotja akustike. Qarkoret e qytetit, janë shndërruar në ekspozitura të personave të paprekshëm nga ligji për të reklamuar veturat dhe për të shprehur krekosjen e paprekshmërisë, qoftë edhe nga policët që mund të jenë vetëm disa metra larg. As komuna e as ligji nuk mund të prish krenarin e miqve të funksionarëve partiak.

“Nuk i gjendet fija! Sa herë kthehemi në vendlindje me kureshtjen për të parë se është rregulluar diçka. Sa herë gjejmë një qytet të paprekur, një qytet që na duket se po ecën mbrapsht edhe atëherë kur duket se diçka po bëhet”, thotë Bekim Ademi, i cili punon në Zvicër.

Adresari i vërtetë që grumbullon gjithë fajin për gjendjen në të cilën sot Tetova, në syrin e mërgimtarëve tanë që gjenden më punë në shtete e jashtme, është Komuna e Tetovës.

Për Bedri Harunin, punëtor në Danimarkë, më shqetësuese është mungesa e perspektivës për të rinjtë. “Gjendja e të jetuarit në kushtet ku çdo kush mund të bëjë çfarë të dojë nëse ka ndonjë mik në komunë dhe parti është një gjendje që vështirë mund të përballohet. Një vit nga garnitura e re e pushtetit lokal, nuk prisja mrekullira, por të paktën shpresoja se më shumë se një vit në komunë janë të mjaftueshme për të trasuar një rrugë më të shëndoshë për konkurrimin e vlerave dhe shmangien e lidhjeve partiake që tani më po bëhet mënyra më perfektë për te mohuar vlerat e mirëfillta dhe për të thelluar forcimin e mediokritetit”, thotë Bdriu.

Camera 968 (Custom)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button