Suarez stërvitet në Pirenej

Lajme të mira për Luis Enrique. Ndëshkimi i ashpër që u vendos për Luis Suarez nga FIFA nuk e ka dobësuar vullnetin e uruguaianit, përkundrazi e ka bërë shpirtin e tij akoma më të fortë. Për të dribluar ndalimin që i është bërë për tu stërvitur me skuadrën si pjesë e dënimit, e përditëshmja katalanase “Sport” bën të ditur se Suarez po e mban veten në formë në vargmalet Pirenej.

“El Pistolero” po zhvillon fazën pregatitore që prej disa javësh i shoqëruar nga një përgatitës atletik që i është caktuar nga klubi i Barcelonës në mënyrë që të gjendet gati në 26 Tetor kur skadon dhe pezullimi që i është vendosur. Për të thënë të vërtetë, skualifikimi i Suarez mund të reduktohet. Në 12 Gusht Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të shprehet në lidhje me apelimin e ndëshkimit që ju dha Suarez për kafshimin ndaj Chiellinit në Botëror. Në çdo rast shorti i La Ligas për sezonin 2014-2015 ishte bujar me sulmuesin uruguaian, duke qenë se i ka të gjtiha mundësitë që të debutojë në La Liga në El Clasicon kundër Realit. Suarez është i karikuar dhe ka Los Blancos në shënjestër.

Lajme të ngjashme

Back to top button