Cana 90 minuta lojë në fitoren e Lazios

Lazio ka siguruar tri pikët e para në kuadër të Eurpa League.
Skuadra italiane, ku për 90 minuta u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar, Lorik Cana, Lazio para shikuesve të vetë ka triumfuar me rezultat minimal prej 1:0 ndaj ekipit polak Legia Warsava.

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin lacial e shënoi mesfushori brazilian, Hernades, në minutën e 53-të.

Pas kësaj fitoreje, Lazio renditet në pozitën e dytë të grupit J me tre pikë. Lider i këtij grupi është skuadra turke, Trabzonspor, i cili mposhti si mysafirë ekipin Apollon Limassol.

Lajme të ngjashme

Back to top button