Edhe Lituania në gjysmëfinale

Lituania është kombëtarja e fundit, e cila ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale të kampionatit evropian të basketbollit për meshkuj, që po zhvillohet në Slloveni.

Lituanezët arritën të triumfojnë ndaj përfaqësueses së Italisë me rezultat 81:77.
Pas kësaj fitoreje, Lituania për një vend në finale do të luftoj me Kroacinë, e cila në gjysmëfinalen tjetër ka arrit të mposht skuadrën surprizë të këtij kampionati, Ukrainën.

Pos këtij çifti, do të zhvillohet edhe një gjysmëfinale tjetër, ku do të takohen Spanja dhe Franca.

Lajme të ngjashme

Back to top button