Ku jeni ju Maqedonasit nga Shqipëria?

Kapixhik nr. 135, e premte, 20 Shtator

Hristo Ivanovski, komenti- “Hegjemonia e regjistrimit në Shqipëri”, Dnevnik
Maqedonasit vuajtën më së shumti në këtë regjistrim, dhe tani janë të regjistruar zyrtarisht vetëm 5,512 persona, që nuk pasqyrojnë gjendjen reale.

Nina Nineska – Fidanoska, editoriali- ” Gruevski me mesazhe kyçe para biznesmenëve”, Utrinski Vesnik
Pse bota e biznesit u përjetuar si “adresi” i parë i cili burimisht duhet të dëgjojë se vitin e ardhshëm do të rriten pagat, pensionet dhe përfitimet sociale, që do të prezantohen zgjerime të reja për kategoritë më të cenueshme, kurse subvencionet bujqësore në buxhetin e ri do të peshojnë 140 milionë.

Vanço Uzunov, kolumnë- ” Buxhetometri dhe llogaridhënie”, Utrinski Vesnik
Kur ju e pyesni qeverinë se pse nuk jep përgjegjësi për mënyrën se si ajo shpenzon paratë tona, përgjigjen  që të merrni do të jetë: pensionet po paguhen rregullisht. Bravo!

Todor Pendarov, kolumnë- “E imja është e imja, kurse e ytja është e jona”, Utrinski Vesnik
Si që modeli i federatës jugosllave u lodh, ashtu dhe shoqëria jonë dhe shteti ynë janë po lodhen. Elitat politike duhet të dalin nga egocentrizmi I tyre, në qoftë se e dinë se si ta bëjnë ate.

Antonio Spasev, kolumnë- “Amendamente deri në Baba Dimër”, Dnevnik
Libër i bukur për absurditetet maqedonase dhe vetëshkatërrim mund të dalë në qoftë se vendosen të gjitha amendamentet në një vend. Botuesit do të fërkojnë duart, dhe të gjithë ata që nuk i ja mendojnë të mirën Maqedonisë, do të lexojnë duke qeshur.

Angell Ivanov, kolumnë- “Një Maqedoni – milion dilemat”, Dnevnik
Mos t’i kapeshin gjyshërit dhe baballarët komunizmit, nuk do të kishte migrime tragjike. Asnjëherë Maqedonasit nuk do të bëheshin një brum, në një vend.

Dimitar Mirçev, kolumnë- “Bashkësi e Gjenetikisht e modifikuar?”, Dnevnik
Tani për tani, ne jemi ende në labirintin kandidat. Ndoshta do të përsëritet raporti pozitiv, ndoshta edhe më pozitiv, me rekomandim për negociata me një ndonjë kritizim kujdestar. Shansi për negociata – vështirë.

Ramadan Ramadani, kolumnë- “Spiunë të vetëdijshëm apo pionë të kthjellur?!”, Fokus
Kjo britmë në pushtet , e shikuar rajonalisht, gjithmonë dukej vetëm sir rebel I vogël I lagjes, që ka përparësi vetëm në një perimetër të gjatë sa që është rruga Makedonija në komunën e Qendrës.

Stojan Andov, kolumnë- “Duke i treguar muskujt”, Fokus
Rasti me Kosovën tregon se sa lehtë dhe me sa papërgjegjshmëri udhëheqësia e shtetit tonë mund të hyjë në një argumenti apo grindje me ndonjë prej fqinjëve të saj.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë- “Geronimo maqedonas”, Fokus
Kjo periudhë e ekzistencës sonë do të jetë e shënuar si një “tërmet shpirtëror” mbi traditën dhe historinë e kombit tonë.

Mladen Çadikovski, kolumnë- “Përgatitje spiunimi për zgjedhjet e parakohshme? “, Fokus
Për operacionin zgjedhje, VMRO- DPMNE ka nevojë edhe 6 deputetë të cilët në Kuvend do të ngrenë dy gishtat. Ato do të kuptonin kurorëzimin e VMRO -DPMNE-së, duke ulur fuqinë e BDI-së dhe një goditje e rëndë ndaj LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button