Komuna e Strugës do të bëjë regjistër për evidentimin e turistëve

Komuna e Strugës planifikon të bëjë një regjistër për evidentimin e turistëve, informoi kryetari i komunës Zijadin Sela.

Komuna, siç theksoi Sela, do ti standardizojë dhe regjistrojë të gjithë ata që kryejnë shërbime për fjetje.

Ai ka kërkuar nga struganët, përveç në polici, ti paraqesin turistët edhe në shërbimet komunale dhe për ata të paguajnë taksa. Atje ku do të ketë njohuri për mysafir të pa lajmëruar, inspektorët do të kryejnë kontrolle.

“Apelojmë që turistët të paguajnë taksat turistike, sepse kjo është ën të mirë të tyre. Nga këto taksa do të bëhet një turizëm më i mirë dhe më i zhvilluar”, deklaroi Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button