Nimic-Popovski: Për tejkalimin e problemeve nevojitet vullneti i të dyja palëve

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot e priti përfaqësuesin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetës në kontestin rreth emrit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Methju Nimic.

Në takim, siç kumtoi MPJ, mori pjesë edhe përfaqësuesi i Republikës së Maqedonisë në procesin e negociatave, Vasko Naumovski.

Nimic, siç ceket në kumtesë, i ndan pikëpamjet e tij për proces efektiv dhe dobi nga dialogu i fokusuar drejt tejkalimit të kontestit rreth emrit me fqinjin jugor.

Ministri Poposki i theksoi angazhimet e Republikës së Maqedonisë për zgjidhje dhe përkushtim të plotë të procesit.

“Interes i Maqedonisë është ta tejkalojmë problemin e vetëm, por të rëndë dhe afatgjatë me partnerët tanë grekë”, theksoi ministri Poposki, duke shtuar se për ta arritur atë na duhet respektim i së drejtës dhe vullnetit politik.

“Dëshirojmë sinjal të tillë të merret edhe nga Athina pas vizitës së Nimicit”, nënvizon ministri i jashtëm i Maqedonisë.

Gjatë vizitës, Nimic u prit nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjogje Ivanov, ndërkaq do të ketë takim edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button